Forcat ajrore turke godasin pozicionet e DAESH-it në Siri

Avionët luftarakë të Turqisë shkatërruan të dielën vonë tre objektiva të DAESH-it në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA) duke iu referuar burimeve ushtarake.

Janë shkatërruar një depo e armëve, një strehimore, dhe një objekt për të cilin dyshohet se ka qenë selia e organizatës terroriste për rajonet Baragitah/Sandarah, thonë burimet duke folur në kushte anonimiteti.

Pas operacioneve avionët luftarakë janë kthyer të sigurtë në bazat e tyre.

Artikulli paraprakErdoğan: Asnjë vend i botës nuk është strehë e sigurtë për FETÖ-n
Artikulli vijuesÇavuşoğlu realizon disa takime në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së