Forcat e Asadit sulmojnë një shkollë në Halep, 10 të vdekur dhe 30 të plagosur

Sipas të dhënave paraprake 10 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me “bombë vakum” të ndërmarrë nga ushtria siriane ndaj një shkolle fillore në rajonin Ensari të Halepit që është nën kontrollin e forcave opozitare, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga autoritetet e mbrojtjes civile në rajon mësohet se një avion luftarak i ushtrisë siriane ka bombarduar me “bombë vakum” shkollën Said el- Ensari në rajonin Ensari të Halepit. Zyrtari i mbrojtjes civile i cili kërkon të mbetet anonim tha se “në sulmin e ndërmarrë nga forcat e regjimit kanë humbur jetën 10 persona dhe janë plagosur 30 të tjerë ku mes tyre mësues dhe nxënës. Gjithashtu si pasojë e bombardimit shumë mjete kanë marrë flakë”.
 
Zyrtari i cili thekson më tej se për shkak të sulmeve ajrore të regjimit në rajonet të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve në Halep kemi paralajmëruar popullin “që të mos dalin jashtë” ai ka pohuar se: “Në mënyrë për të mos lejuar që Asadi të ndërmarrë masakra të reja në Halep, kemi paralajmëruar popullin që të mos dalin jashtë, dhe të mos qëndrojnë në vende të populluara dhe në vendet e tregjeve”.
 
Ndërsa një nga aktivistët lokalë, Ahmed Jasir duke theksuar se forcat e regjimit po sulmojnë me “bomba vakum” rajonet Ensari dhe Besatin Kasr të Halepit ai u shpreh se “forcat e Asadit që nga dita e djeshme e deri më tani po sulmojnë me bomba vakum vendet e populluara nga civilët dhe vendet e tregjeve. Në rajonet të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve në Halep iu është kërkuar civilëve që të mos dalin jashtë nëse nuk është e nevojshme. Avionët luftarakë janë duke bombarduar që nga mëngjesi e deri tani. Nga frika nuk mund të dalim jashtë”.
 
Këshilli i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian të cilët kanë konfirmuar se në sulmet ajrore në rajonin Ensara kanë humbur jetën 4 mësues, ka theksuar gjithashtu se sulmet e regjimit janë akoma në vazhdim.
Artikulli paraprakAya Sofia: për herë të parë pas 85 vitesh këndohet Kur-ani
Artikulli vijuesObama: Epokë e re për angazhimin e SHBA-së në Amerikën Latine