Mijëra njerëz vullnetarisht kujdesen për Xhaminë më të madhe në Mali (FOTO)

Çdo vit për një ditë mijëra njerëz në qytet bashkohen për ta mirëmbajtur të mbuluar me baltë xhaminë më tëmadhe në Mali.

Struktura e kësaj ndërtese prej balte është më e madhja në botë. Njerëzit çdo vit e mbulojnë atë me baltë për ta mirëmbajtur.

Ata e bëjnë këtë duke përdorur shkallë të bëra me dru dhe me litar.

Erozioni është shkaktuar nga shiu dhe të çarat nga lagështira dhe ndryshimet e temperaturës.

Edhe pse mijëra njerëz merren me këtë punë, nuk janë regjistruar lëndime të rënda.

Ekipet konkurrojnë për ta përfunduar sa më parë.

“Nuk ka asnjë çmim për këtë, por lavdia zgjat gjatë gjithë vitit”, thotë 15 vjeçari Abdoulaye Sahampo.

Adoleshentët ua kalojnë shportat e tyre të baltës atyre që janë ngjitur në mure. Ndërsa fëmijët e vegjël gërryejnë baltën nga shtrati i lumit.

Kjo është ajo ditë e vitit ku fëmijët do të përlyhen me baltë dhe nënat e tyre nuk do të ankohen.

Mjeshtri i muratorëve Boubacar Kouroumansse vuri re më shumë njerëz me flamuj Malian këtë vit.

Ai u sugjeroi njerëzve ta demonstronin përkushtimin për vendin e tyre në një kohë dhune. (Yllpress)

mijera_njerez_vullnetarisht_ku (1)mijera_njerez_vullnetarisht_kumijera_njerez_vullnetarisht_ku_1mijera_njerez_vullnetarisht_ku_2mijera_njerez_vullnetarisht_ku_3mijera_njerez_vullnetarisht_ku_4mijera_njerez_vullnetarisht_ku_5mijera_njerez_vullnetarisht_ku_6

Artikulli paraprakTurqia – Përhapja e fesë Islame në Turqi
Artikulli vijuesSi arriti Feja islame deri në Uzbekistan?