Forcat e Esadit sulmojnë Kusejrin të mbështetur nga "Hizbullahu"

Në qytetin Kusejr të Sirisë, midis forcave të Esadit dhe çlirimtarëve që kanë nën kontroll qytetin janë përjetuar përleshje të ashpra.

Forcat e Esadit të mbështetura nga Hizbullahu, e kanë bombarduar intensivisht qytetin.

Ndërkohë ngjarjet e përjetuara në Siri, kanë rritur tensionin edhe nëpër vendet e tjera të rajonit.

Opozitarët, njoftuan se njësitë ushtarake të Esadit, në qytetin Kuseyr, një nga qytetet me rëndësi strategjike të lartë si rrjedhojë e qenies në kufi me Libanin, kanë bombarduar shtëpitë me radhë, duke e kthyer qytetin në rrënojë.

Edhe një spital që gjendet në qytet dhe ku po kuroheshin fëmijët, është hedhur pretendimin se forcat e Esadit e kanë bombarduar me raketa.

Forcat e Esadit duke shtënë në dorë qytetin, kërkojnë që të sigurojnë transportin nga Damasku drejt brigjeve të Mesdheut.

Organizata e Monitorimit të të Drejtave të Njeriut në Siri, njoftoi se si pasojë e sulmeve të forcave të Esadit, kundër opozitarëve, dje kanë humbur jetën 101 persona.

Nga ana tjetër konfliktet në Siri kanë trazuar edhe qytetin Tripoli të Libanit.

Në qytetin ku për javë të tëra vijojnë konfliktet midis përkrahësve të Esadit dhe kundërshtarëve të tyre, numri i të vdekurve ka arritur në 25.

Edhe forcat ushtarake të Irakut në kufi me Sirinë, kanë organizuar një operacion kundër një grupi opozitar.

Në operacionin ku u përdorën edhe avionët luftarakë merrnin pjesë 20 mijë ushtarë irakianë.

Autoritetet irakiane, vunë në dukje se operacioni u organizua me qëllim pastrimin e rajonit të shkretuar në perëndim të vendit nga grupet e armatosura.

Artikulli paraprakMango dhe dobitë e saj
Artikulli vijuesHizbullahu pohon zyrtarisht mbështetjen ndaj regjimit të esadit