Mango dhe dobitë e saj

Mango. Vendlindja e kësaj peme është India, është e përhapur në tërë botën dhe është një fryt i cili ka fituar cilësinë e të qenit mbretëreshë e frutave tropike. Aroma e këndshme që përhapet pasi të prehet bëri që mangoja të jetë e preferuar në mbarë botën. Në ditën e sotme mangoja më së shumti kultivohet në Amerikën e mesme dhe jugore dhe në Afrikë. Pema e mangos mund të arri në një lartësi prej 35-40 metrash dhe është një pemë jetëgjatë. Sipas disa të dhënave janë gjetur pemët 300 vjeçare që ende japin fruta. Fletët e pemës së mangos që është e gjelbër përjetshme, në fillim janë të ngjyrë portokalli dhe rozë, më pas ngjyra bëhet e kuqe e mbylltë dhe në fund merr një ngjyrë të gjelbër të mbylltë. Lulet e pemës së mangos kanë një aromë të theksuar që i ngjanë zambakëve. Sipas llojeve edhe frutat piqen për 3-6 muaj. Në pjesën e brendshme të çdo fryti gjendet një kore e cila mbron farën.

Mango me mijëra vjet kultivohet në Azinë jugore dhe lindore. Pema kaloi prej Azisë në Afrikën lindore dhe gjatë historisë ka filluar të kultivohet në gjitha vendet me klimë të përshtatshme për kultivim. 1/3 e prodhimit botëror të mangos bëhet në Indi. Edhe pse India duket si prodhuesi i parë në botë, ajo mangon e prodhuar e konsumon në tregun e saj të brendshëm dhe nuk merr pjesë në tregtinë botërore. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë, Indinë në prodhimin e mangos e pasojnë Kina, Tajlandi, Indonezia, Meksika, Pakistani dhe Brazili. Zonat më të përshtatshme për kultivimin e pemës së mangos, e cila është e rezistueshme ndaj temperaturave të larta dhe thatësirës, në Turqi janë zona e Detit Mesdhe, pra Antalja, Alania, Mersini. Ndërsa në Evropë mangoja kultivohet në Spanjë. Mangoja kultivohet edhe në Australi.

Aroma dhe shija e mangos ndryshon nga lloji. Disa mangon e krahasojnë me kumbulla, disa me avokado e disa të tjerë me pjepër. Parë në përgjithësi mangoja ka shije të ëmbël. Mund të konsumohet e freskët, në ujë me kripë ose të skuqur. Gjatë konsumit si të freskët lëvoren e mangos nuk duhet ta hani, sepse është e trashë dhe e hidhur. Ngrënia e lëvores së mangos tek disa persona mund të shkaktoj reaksion alergjik në buzë, gjuhë dhe mishin e dhëmbëve.

Alergjia që shkakton mangoja tek disa persona lidhet për materiet kimike që përmbajnë lëvorja dhe lëngu. Këto materie kimike gjenden edhe tek dredhka helmuese dhe në valanidh helmues. Në këtë materie kimike helmuese haset edhe në trungun dhe fletët e mangos. Për këtë arsye është e rrezikshme që shtazët të ushqehen me fletët e mangos. Në zonat ku ka shumë pemë të mangos, si shembull në Havai, rastet e sëmundjeve alergjike janë të shumta dhe pema e mangos gjendet në krye të alergjenëve.

Mangon fillimisht duhet pastruar. Fara e frytit të mangos që gjendet në mes është e lidhur ngushtë me frytin. Mangon duhet prerë sa më afër farës, pasi të keni larguar farën zhvisheni lëvoren dhe preni në kube. Frutat e mangos shumë të pjekura zhvishen me lehtësi sikurse banania. Metoda tjetër e të ngrënit të mangos është pasi të keni prerë mangon në dysh dhe larguar farën pa e zhveshur mund ta preni me thikë duke patur kujdes të mos e preni lëvoren dhe ta nxirrni me lugë. Frutat e mangos mund ti konsumoni të freskëta ose në sallatë frutash, lëngun e mangos mund ta pini, ndërsa tortat mund ti dekoroni me të. Duhet të themi se akullorja e mangos dhe sosi janë të pëlqyera pothuajse në gjithë botën. Nëse mangot që keni blerë nuk janë të pjekura ende, atëherë mbështillni me letër dhe vendosni në kuti të letrës. Mangot e pjekura mund ti ruani në një kuti plastike në frigoriferë për 3-4 ditë.

Përdorimi i mangos është mjaftë i përhapur në kuzhinat botërore. Frutat e pjekura dhe të papjekura zënë vend të gjerë në kuzhinat botërore. Si shembull mund të përmendim kuzhinën indiane ku mangot e pjekura u shtohen melmesave indiane. Një pije freskuese verore që prodhohet nga mangoja në Azinë jugore është mjaftë e preferuar. Një pije tjetër që prodhohet prej frutave të pjekura të mangos, sheqerit dhe qumështit në Azinë jugore konsumohet me oriz dhe bukë. Ndërkaq frutat e thara të mangos të prera në formë të shiritave eksportohen në vende të ndryshme të botës. Në Amerikën e mesme mangoja e gjelbër konsumohet me kripë, uthull, piper të zi e sose të ndryshme. Në disa vende të Azisë jug-lindore mangoja konservohet me sos të peshkut dhe uthull orizi. Mangot e gjelbër përdoret si sallat e mangos së bashku me soset e karkalecave të detit dhe peshkut. Pa marr parasysh se si konsumohet mangoja është një fryt mjaftë i pëlqyer.

Ndërsa në disa vende pema e mangos mbillet pranë rrugës si bimë dekoruese. Mangoja është fryti kombëtar i Indisë, Pakistanit dhe Filipineve, ndërsa pema e mangos është simboli kombëtar i Bangaladeshit.

Dobitë e mangos.

Në saje të vitaminave që përmban fryti i mangos është i dobishëm për sistemin nervor, lëkurë dhe flokët. Pasi që përmban vitaminat A, C, E së bashku me hekur dhe kalium mangoja ndihmon në sistemin e tretjes. Është i dobishëm edhe për veshkë pastron gjakun dhe përmban acide të nevojshme për organizmin.

Pija e përgatitur nga mangoja e pjekur në hi të nxehtë që përzihet me ujë dhe sheqer është e dobishme për kurimin e disa sëmundjeve. Kjo pije parandalon humbjen e kripërave dhe hekurit nga organizmi gjatë muajve të verës.

Artikulli paraprakHoxha Hasan Tahsini në mbrojtje të trojeve joshqiptare të Çamërisë nga aneksimi dhe kolonizimi grek
Artikulli vijuesForcat e Esadit sulmojnë Kusejrin të mbështetur nga "Hizbullahu"