Avionët luftarak të regjimit të Beshar Esad kanë ndërmarrë sulme ndaj civilëve, të cilët po iknin nga luftimet në veri të qytetit Hama.
Si pasojë e këtij sulmi janë vrarë 25 persona, ndërsa 35 të tjerë u plagosën.
Zyrtari i Mbrojtjes civile në Hama Huseyin Fadi, në një prononcim të tij ka thënë se avionët e regjimit bombarduan civilët, të cilët po iknin nga luftimit mes opozitarëve dhe forcave të Esadit në qytezën Soran, në veri të qytetit Hama.