Zyrtarë rus: Qeveria siriane po humb kontrollin e territorit

Një zyrtar rus ka thënë për herë të parë se qeveria siriane mund të mposhtet nga forcat opozitare.
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Mikhail Bogdanov tha të enjten se forcat e presidentit sirian gjithnjë e më shumë po humbin kontrollin mbi territorin, raporton BBC News.

“Për fat të keq, ne nuk mund të përjashtojmë fitoren e opozitës siriane”, tha Bogdanov.

Rusia gjithashtu është duke bërë plane për një evakuim të mundshëm të qytetarëve të saj në Siri.

Rusia ka qenë një nga aleatët më të vendosur ndërkombëtarë të qeverisë së Assadit.

Rusia, së bashku me Kinën, ka përdorur veton e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të bllokuar rezolutat që dënojnë përdorimin e dhunës nga qeveria siriane. /

Artikulli paraprakNuk ka Samsung Galaxy S4 së shpejti
Artikulli vijues2013: Facebook, vendi më i dëshiruar për punë!