Forcat e regjimit në Siri vranë 25 civilë në Hama

Avionët luftarak të regjimit të Beshar Esad kanë ndërmarrë sulme ndaj civilëve, të cilët po iknin nga luftimet në veri të qytetit Hama.

Si pasojë e këtij sulmi janë vrarë 25 persona, ndërsa 35 të tjerë u plagosën.

Zyrtari i Mbrojtjes civile në Hama Huseyin Fadi, në një prononcim të tij ka thënë se avionët e regjimit bombarduan civilët, të cilët po iknin nga luftimit mes opozitarëve dhe forcave të Esadit në qytezën Soran, në veri të qytetit Hama.

Artikulli paraprakUshqimi pas orës 7 në mbrëmje rrit rrezikun për sulm në zemër
Artikulli vijuesSulm islamofobik ndaj një xhamie në Stockholm