Fornteks do të monitorojë kufirin Maqedoni-Greqi

OSBE mori vendimin që pjesëtarët e agjencisë evropiane për menaxhim dhe bashkëpunim operativ të kufijve të jashtëm të BE Fornteks do të monitorojnë kufirin Maqedoni – Greqi, si pasojë e numrit të madh të refugjatëve. Vendimi u mor në mbledhjen e djeshme në Beograd ku ishte i pranishëm edhe Nikolla Poposki, ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Nga java e ardhshme, ushtarët e Fornteks, do të ndihmojnë në regjistrimin e refugjatëve dhe migrantëve në kufirin grek në Maqedoni. Pas mbledhjes së OSBE-së ministri Poposki deklaroi se dërgimi i Fronteksit në Maqedoni është sinjal i mirë dhe do të ndihmojë në tejkalimin e tensioneve.

“Përfundimisht dërgimi i Fronteksit në kufirin Maqedoni – Greqi është sinjal i mirë. Pas një bindjeje të gjatë mendoj se kjo do të ndihmojë në tejkalimin e tensioneve, të cilat kanë ekzistuar në periudhën e kaluar dhe mendoj se do të mundemi ta përmirësojmë bashkëpunimin me autoritetet greke, sepse prania e Fronteks-it do të thotë ndihmë edhe në pjesën e regjistrimit dhe përcaktimit të procedimit të mëtutjeshëm të migrantëve”, deklaroi ministri Poposki.

Pas sulmeve barbare të Parisit, ku humbën jetën 130 persona, përveç refugjatëve nga Iraku, Siria dhe Afganistani, emigrantët ekonomik nuk lejohen të tranzitojnë përmes Maqedonisë, duke bërë që gjendja në kufi të jetë kaotike. Së fundmi kanë vdekur edhe një refugjat, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Një numër i madh i refugjatëve në shenjë proteste janë futur edhe në grevë urie, vetëm e vetëm për tu lejuar ta kalojnë kufirin.

 

Artikulli paraprakKush është më e fortë ushtarakisht, Shqipëria apo Maqedonia?
Artikulli vijuesKaos në kufirin me Greqinë, refugjatët ekonomik i kërcënohen policisë