ë sapolindurit e ardhur në botë në 2015 pas mesnate për opinionin e gjërë në rajon paraqet lajmin më të lumtur. Në vendet e rajonit në vitin e ri 2015 kanë filluar me më shumë vajza se sa djem, raporton Anadolu Agency (AA).
E posalindura Ema, me peshë 3550 gram është foshnja e parë e lindur në kryeqytetin e BeH, Sarajevë, ka lindur në maternitetin e Sarajevës “Jezero”, 37 minuta pas mesnate. Dy minuta pas Emma, në spitalin e përgjithshëm “Prim.dr. Abdulah Nakas”, gjithashtu u lind një vajzë, për AA konfirmuan nga ky institucion shëndetësor.
Foshnja e parë e vitit të ri 2015, në Serbi është i gjinisë mashkullore i cili ka lindur një sekondë pas mesnatës në klinikën gjinekologjike dhe obstetrike Fronti Popullor në kryeqytetin serb, Beograd.
Pak pas mesnatës të 2015 foshnja e parë në Kosovë u lind nga një 16 vjeçare me inicialet D.B. nga Lipjani. Ajo lindi një vajzë me peshë 2750 gram.
I lindur i parë në kroaci ka lindur vetëm katër sekonda pas mesnate në maternitetin “Nova Gradishka” , Frani i vogël peshonte 3440 gram.
Fëmija i parë i lindur në 2015 në Maqedoni ishte vajzë. Ajo lindi në Shkup, vetëm një minutë mesnates të 2015. Vajza peshon 3550 gram dhe 51 cm e gjatë. Prindërit Olivera dhe Kire vajzës ia dhanë emrin Mia.
Si në Maqedoni, fëmija i parë që lindi në Mal të Zi në 2015 ishte e gjinisë femrore. Vajza ka lindur në spitalin e Podgoricës, pikërisht një minutë pas mesnate. Foshnja e lindur nga nëna Valentina Stanaj peshon 2750 gram dhe 48 cm e gjatë.
Megjithatë, në Shqipëri, i linduri i parë për këtë vitë është djalë. Foshnja lindi në spitalin Koço Glozheni në Tiranë, pikërisht një minutë pas mesnatës. Foshnja peshon 4150 gram dhe i përket një familjeje nga qyteti i Teleplenës.