40-vjeçari: Më dhunon bashkëshortja

Në një kohë kur vendi është prekur prej muajsh nga fenomeni i ushtrimit të dhunës ndaj grave, herë pas herë ndodhin edhe raste ku viktimë e dhunës janë burrat.

Ky është fati i një 40-vjeçari që jeton në Paskuqan. Kostandin Z. ka denoncuar në polici bashkëshorten e tij për ushtrim dhune, fizike dhe psikologjike.
“Më ka rrahur disa herë në sy të fëmijëve, më pas i ka rrahur edhe ata. Jetoj çdo ditë nën presion psikologjik dhe kërcënime të vazhdueshme”, ka thënë ai para oficerëve të Komisariatit nr. 5 në kryeqytet, raporton shekulli.
40-vjeçari thotë se bashkëshortja e tij e ka kërcënuar me jetë ndërsa policia ka plotësuar kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. /ind/kohaislame

Artikulli paraprakLetra që përloti Rexhep Taip Erdogan (VIDEO)
Artikulli vijuesUshqimet që pastrojnë helmet nga trupi juaj