Foto/ Slloveni: Aksident i frikshëm, përplasen 55 makina

Në autostradën që çon drejt kryeqytetit të Sllovenisë, Lubjanës, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë shumë vetura.

Mediat sllovene raportojnë se, shumë persona janë lënduar, e se së paku 55 vetura janë përfshirë në një superaksident.

Qarkullimi në këtë rrugës është ndaluar, transmeton “Telegrafi”.

Policia raporton se, në vendin e ngjarjes janë edhe zjarrfikësit. Sipas Policisë, janë së paku katër të vdekur, ndërsa nga shërbimet e tjera thuhet se, së paku 70 makina janë përplasur.

Sipas disa burimeve tjera, numri i të vdekurve kalon numrin katër.

1 2 4

Artikulli paraprakJa 10 librat që duhet të lexojnë studentët në Harvard
Artikulli vijuesHillary Clinton, 22 mesazhe “top sekret” nga e-maili i saj privat