Ja 10 librat që duhet të lexojnë studentët në Harvard

Harvard, Princeton, Columbia apo Stanford- këto janë shkollat e larta më të mira në planet.

Por çfarë mësojnë studentët në këto universitete elitare?

Projekti Open Syllabus ka shqyrtuar më shumë se 1 milion plane mësimore përgjatë 15 viteve në universitetet amerikane, britanike, kanadeze, australiane dhe neozelandeze.

Për shkencat humane, lista e librave është më e gjatë se tek shkencat natyrore, sigurisht në varësi të degëve.

Sipas Spiegel, kush kërkon të studiojë në SHBA, nuk mund të mos lexojë këta katër autorë: Platoni, Hobsi, Makiaveli dhe Aristoteli.

Në sociologji nuk mund të shmangësh kurrë “Manifestin komunist” të Karl Marksit.

Sa i përket letërsisë imagjinare, Frankenshtajni i Meri Shellit është vepra më e përhapur.

Më poshtë janë 10 librat kryesorë në Harvard:

“Letter from Birmingham Jail”- Nga Martin Luther King, Jr.

“The Elements of Style”- Nga William Strunk

“Leadership without Easy Answers”- Nga Ronald Heifetz

“Clash of Civilizations”- Nga Samuel Huntington

“Thinking Fast and Slow”- Nga Daniel Kahneman

“The Prince”- Nga Niccolò Machiavelli

“A Primer for Policy Analysis”- Nga Edith Stokey

“Theory of Justice”- Nga John Rawls

“Principles of Corporate Finance”- Nga Richard Brealey

“Thank You for Arguing”- Nga Jay Heinrichs

10 librat kryesorë në universitetet amerikane:

“Republic”- Platoni

“Leviathan”- Thomas Hobbes

“The Prince”- Niccolò Machiavelli

“The Clash of Civilizations”- Samuel Huntington

“The Elements of Style”- William Strunk

“Ethics”- Aristoteli

“The Structure of Scientific Revolutions”- Thomas Kuhn

“Democracy in America”- Alexis De Tocqueville

“The Communist Manifesto”- Karl Marx

“The Politics”- Aristoteli

Artikulli paraprakVisar Ymeri: UÇK nuk ka luftuar për Zajednicën
Artikulli vijuesFoto/ Slloveni: Aksident i frikshëm, përplasen 55 makina