FOTOGRAFOHEN ME KANABIS, I ZË POLICIA

Diku pas mesnate, Policia e Therandës ka ndaluar tre persona të moshës së re të cilët janë gjetur në Stacionin e Autobusëve dhe gjatë bisedës me ta, policia ka hetuar se ata janë përdorues të substancave narkotike.

“Gjatë hetimit të rastit është kuptuar se të tre janë përdorues por edhe kultivues të marihuanës, sepse në telefonin e njërit nga ta u gjet një foto ku shihej personi i dyshuar pranë bimëve narkotike:, thuhet në një njoftim të policisë.

Policë të antidrogës dhe të Njësisë Speciale kanë shkulur katër rrënjë kanabisi në fshatin Mushtisht, kurse në konsultim me prokurorin, tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje.kohaislame

Artikulli paraprakFinalizimi i raporteve Kosovë – Serbi, nëpërmjet traktatit!
Artikulli vijuesTURQIA NUK HESHT NDAJ MASAKRËS QË BËHET KUNDËR MYSLIMANËVE NË BURMA