Këto janë fotot e rralla të Koresë së Veriut të cilat Kim Jong-un nuk do të donte që t’i shihte askush, të cilat janë realizuar në vendin komunist nga një udhëtar i guximshëm.
Michal Huniewicz e përshkoi vendin i shoqëruar nga një guidë turistike shtetërore që kontrollonte çdo lëvizje të tijën.
Michal, 31 vjeç, arriti të realizojë disa foto të ndaluara, ku shihet varfëria e skajshme si dhe gëzimi e lumturia që shfaqin njerëzit kur shohin të huajt.
Këto foto janë absolutisht të ndaluara, gjë e cila i ishte thënë gjatë gjithë kohës Michal, por fotografi amator arriti që t’i nxirte jashtë vendit komunist falë një kartë memorie të fshehtë.