Fqinjët serbë e romë të dyshuar për vrasjen e shqiptarëve

Shqiptarë, serbë e romë kishin jetuar në paqe në fshatin Krushë e Vogël deri më 23 mars 1999.  Pak orë para se të nisnin bombardimet e NATO-s mbi forcat ushtarake e policore të ish-Jugosllavisë, pothuajse të gjithë serbët e fshatit do të visheshin me uniforma të milicisë së Serbisë dhe do të armatoseshin me “Kallashnikovë”. Dy ditë më vonë ata do të nisnin një fushatë përndjekjesh e vrasjesh të shqiptarëve. Nuk do t’u shpëtonin as meshkujt 13 vjeç e pleqtë mbi 70 vjet.

54 serbë kryesisht të këtij fshati dhe dy romë dyshohen se janë përfshirë në vrasjen dhe djegien e trupave të 110 meshkujve të fshatit Krushë e Vogël, e cila konsiderohet si njëra prej masakrave më të mëdha në Kosovë.

Prokurori i EULEX-it, Cezary Michalczuk, që punon në Prokurorinë e Qarkut të Prizrenit, ka identifikuar të dyshuarit të cilët i përshkruan si kriminelë mizorë që kanë vrarë fqinjët e tyre të pafajshëm./koha/kohaislame

Artikulli paraprakUruguaj, shtetëzohet hashashi
Artikulli vijuesKlasifikimi i ushqimit