Franca dhe Britania e Madhe janë “në garë” për vendin e pestë sa i përket shteteve me ekonominë më të fuqishme në botë. Sot, Franca e ka kaluar Britaninë, për shkak të rënies së vlerës së paundit, pas votimit të daljes së Britanisë nga BE-ja (Brexit), shkruan Reuters.
Prodhimi i brendshëm bruto i Britanisë për vitin 2015 ishte 1,864 trilionë paundë. Kursi mesatar i këmbimit për vitin e kaluar është përdorur për të bërë krahasim në mes të këtyre dy vendeve. Por nëse krahasohet kursi aktual i këmbimit, atëherë del se Franca është më përpara se Britania.
Me paundin i cili ka rënë 1,17 brenda natës, gjë që ka ndodhur për herë të parë që prej vitit 2013, del se ekonomia britanike për vitin 2015 është e barabartë me 2,172 trilionë euro- më pas se GDP-ja zyrtare e Francës, e cila në vitin e kaluar ishte 2,182 trilionë euro.
Me vendimin e britanikëve, të cilët në referendumin e 23 qershorit vendosën që të dalin nga BE-ja, tregjet financiare por edhe bizneset u tronditën nga rënia e paundit.