Franca thotë se do ti redukton trupat në Mali në prill

Presidenti francez Francoi Hollande ka thënë se Franca do të nisë zvogëlimin e trupave nga Mali në muajin prill, njofton AFP.

Me kërkesë të qeverisë maliane, Franca ka nisur një ofensivë në Mali për të luftuar kryengritësit islam, të cilët kishin marrë kontrollin mbi një pjesë të shtetit afrikan.

Forcave franceze tashmë iu kanë bashkuar edhe ato afrikane.

Ndërkohë, deri më tash, raportohet për tre ushtarë francezë të vdekur nga përleshjet me kryengritësit./BS/kohaislame

Artikulli paraprakQumështi natyror është më i mirë
Artikulli vijuesDeputeti Sali Asllanaj gjykohet se keqpërdori 1 Milion Euro