Këshilli Islamik i Francës (CFCM), njfotoi se do ti hapë xhamitë në vend për vizitorët në përvjetorin e sulmeve terroriste ndaj Charlie Hebdo-s, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i CFCM-së, Anouar Kbibech për gazetën Le Parisien tha se “për të treguar fytyrën e vërtetë” të islamit më 9 dhe 10 janar do ti hapin dyert e 2500 xhamive për popullin në Francë dhe do t’u shërbejnë vizitorëve “çaj vëllazëror”.