Francë, arratisje spektakolare nga burgu

Një grabitës i armatosur ka mobilizuar policinë franceze në një kërkim të ethshëm në veri të vendit, pasi realizoi një arratisje spektakolare nga burgu.
Redoine Faid realizoi disa shpërthime dhe mbajti peng katër gardianë, gjatë arratisjes së tij nga burgi i Sekuedinit, pranë qytetit të Lilës.

Besohet se Faid është i armatosur dhe ende në zotërim eksplozivësh, transmeton TCH.

Një shtetas me origjinë nga Magrebi, Radoine është një prej keqbërësve më të njohur në Francë, pasi ka realizuar një seri grabitjesh të bujshme në të shkuarën.

Në vitin 2009 Faid shkroi një libër në të cilin përshkruante se si u rrit në periferitë me kriminalitet tepër të lartë në Paris dhe se si ngjiti shkallët në botën e krimit.

Ndonëse shkruante se i kishte dhënë fund jetës së tij si keqbërës, sipas autoriteteve, në 2010-n ai organizoi një grabitje në të cilën mbeti i vrarë një polic.

Aktualisht, po hetohet se si ka mundur grabitësi të pajisjet me armë dhe eksplozivë. Mendohet se bashkëshortja e tij, e cila e vizitoi në burg të shtunën, është e përfshirë në këtë histori.

Artikulli paraprakMaqedonët me strategji akademike për shtimin e popullsisë!
Artikulli vijuesI premtoi martesë 17-vjecares, e shfrytëzoi si prostitutë