I premtoi martesë 17-vjecares, e shfrytëzoi si prostitutë

Shfrytëzonte për prostitucion një 17-vjecare në shtetin maqedonas, vihet në pranga tutori nga Lura e Matit. Arrestimi i tij u bë ditën e sotme, pasi ishte deportuar nga pala maqedonase, për shkak të mungesës së dokumenteve.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia në pikën kufitare të Maqellarës, 17-vjecarja nga Kavaja ka deklaruar se mbahej forcërisht nga Edmond Haxhiu në Maqedoni, ku shfrytëzohej për prostitucion.

Sipas të miturës, në momentin që ishte larguar nga qyteti i Kavajës, Haxhiaj i kishte thënë se do të shkonin atje për tu martuar, por gjithçka ka shkuar ndryshe: ai e ka detyruar atë të dalë në rrugë dhe të prostituojë. Kjo gjë ka zgjatur deri në momentin që janë pikasur nga policia maqedonase, për mungesë të dokumenteve, raporton News24.

Deklarata e 17-vjecares ka bërë që Edmond Haxhiu të arrestohet menjëherë nga policia, por ky i fundit ka mohuar akuzat. Ndërkaq, Policia e Dibrës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe verifikimin e dëshmive të bëra nga 17-vjecarja. /Telegrafi/

Artikulli paraprakFrancë, arratisje spektakolare nga burgu
Artikulli vijuesFacebook gjithnjë e më pak i rëndësishëm?!