Francë: Kërkohet dyfishimi i numrit të xhamive në 2 vitet e ardhshme

Presidenti i Këshillit Musliman francez Dalil Boubakeur i ka bërë thirrje Unionit të organizatave islamike në Francë të dyfishojnë numrin e xhamive në këtë vend në një afat prej dy viteve që në këtë mënyrë t’u ndalin në ndihmë muslimanëve francez.
 
“Kemi 2.200 xhami, ndërsa kemi nevojë edhe për aq”, tha Boubakeur në takimin e 32 të Unionit të organizatave Islamike në Francë (UOIF) e cila tubon 250 organizata muslimane gjatë takimeve vjetore.
 
Presidenti i Unionit të Organizatave Islamike Amar Lasfar me këtë rast tha se numri i xhamive duhet të pasqyroj numrin e muslimanëve dhe se gjithnjë e më shumë po fitojnë edhe mirëkuptimin e autoriteteve për këtë.
 
“Për shtatë milion muslimanë numri i xhamive ekzistuese nuk është i mjaftueshëm”, tha me këtë rast Bounakeur.
Artikulli paraprakArabia Saudite prin me numrin e patentave në botën arabe
Artikulli vijuesKush fiton nga shkrirja e Arktikut?