PARIS (AA) – Ministria franceze e Mbrojtjes tenton të rekrutojë mijëra banorë për t’iu bashkuar rezervës ushtarake për forcimin e luftës kundër terrorizmit dhe kapaciteteve tjera defanzive, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Mbrojtjes Jean Yves Le Drian deklaroi se ushtria ka për qëllim të rrisë nga 28 mijë në 40 mijë numrin e rezervistëve deri në vitin 2018. Ideja është që 1.000 rezervistë në bazë ditore të jenë në dispozicion për shpërndarje në mbarë vendin.
“Tani neve, më shumë se kurdoherë, na nevojiten rezervistë për t’u përballur me rreziqet terroriste, pa precendet në madhësi dhe formë”, tha Le Drian. Në Francë akoma është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në nëntor të vitit të kaluar kur në Paris ndodhën një sërë sulmesh terroriste.