Shqipëria është një vend i rrezikshëm. Dhe jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të huajt.
Jo vetëm për ata që vijnë kalimthi si turistë, por edhe për ata që kanë menduar të qëndrojnë gjatë e të investojnë miliona euro.
Një biznesmen libanez, i ardhur në Shqipëri për investuar në një projekt miliona eurosh rrezikoi sot jetën. Ai u rrah barbarisht në rrugën kryesore Tiranë – Rinas, në kryqëzimin e Laknasit.
Faad Mitri, 54 – vjeç, po udhëtonte pasagjer në një makinë që u përplas me një tjetër autoveturë.
Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë bërë për spital dhe më pas janë larguar.
Biznesmeni libanez u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Policia thotë se ngjarja ndodhi pas një konflikti që pasoi aksidentin.
Por dyshimet janë të forta se kjo ishte një tentativë vrasje.
Cilido qoftë motivi, kjo ngjarje është imazhi më i keq sot për Shqipërinë, në një kohë kur lajme të tilla përhapen me shpejtësi në mbarë globin.
Kush investitor do të vinte në një vend ku i rrezikohet jeta për një të gërvishtur makine?
A do të ketë më të huaj që do të venë jetën në rrezik për të hedhur paratë e tyre në Shqipëri, në këtë vend ku të vrasin edhe për një aksident rrugor, apo edhe për parking?
Ngjarje të tilla, që ndodhin në mes të ditës dhe në kryeqendrën e një vendi, tregojnë se çdokush mund të jetë i kërcënuar dhe i pambrojtur, se Shqipëria është një vend i rrezikshëm, ku dëshira për të investuar dhe për të ndihmuar në zhvillimin e tij, mund të të kushtojë edhe jetën.
You Might also Like
Avioni i FlyDubai rrëzohet në Rusi, 62 të vdekur
Nga aksidenti ajror në Rusi humbën jetën rusë, ukrainas dhe indian MOSKË (AA) –…
By
1 Min Read
VIDEO – A je vehabist hoxho?
Shpifjet, përgojimet, etiketat ndaj Myslimanëve (që mundohen ta pasojnë Kuranin dhe Synetin) nuk janë të…
By
1 Min Read
Opozita siriane: Jemi lodhur nga premtimet
Kreu i Koalicionit Kombëtar Sirian Ahmed Al- Jarba tha se populli sirian është mërzitur me…
By
2 Min Read
Forcat e Esadit sulmojnë Kusejrin të mbështetur nga "Hizbullahu"
Në qytetin Kusejr të Sirisë, midis forcave të Esadit dhe çlirimtarëve që kanë nën kontroll…
By
2 Min Read
Brahimi: Siria mund të kthehet në një ferr të vërtetë
I dërguari special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lahdar…
By
1 Min Read
Kosova zotohet t’i përmbushë kriteret evropiane në afatin rekord
Qeveria e Kosovës u zotua se do t’i përmbushë të gjitha obligimet afatshkurta, por edhe…
By
4 Min Read
