Frankfurter Allgemeine Zeitung azilkërkuesve kosovarë: Mirësevini në Gjermani!

Jo të gjitha mediat dhe jo i gjithë opinioni gjerman janë kundër shkuarjes së shqiptarëve të Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë. Pas “alarmit” që bulevardeskja gjermane “Bild Zeitung” para tre javësht për “ortekun e azilkërkuesve”- raportim ky i cili edhe u kritikua nga opozita gjermane pikërisht pse përdorej shprehja “ortek” ngase siç thuhej njerëzit nuk janë katastrofë natyrore dhe duhej më shumë humanizëm në raportim, ishin FAZ dhe SZ gazetat më me ndikim në Gjermani që qëllimisht shkruanin dhe raportonin për atë që shkuarja masive e kosovarëve në këtë shtet nuk mund të ishin e keqja më e madhe që Bundesrepublik-ës mund t’i ngjanin.

Përkundrazi duke patur parasysh edhe mungesën e fuqisë punëtore sidomos në sektorin e ndërtimtarisë por edhe të profesioneve e zanateve për të rinjtë që i duhen këtij vendi- do të ishin sidomos kosovarët e ri ata që do të mund të shkolloheshin dhe mësonin për t’u bërë pjesë e shoqërisë gjermane. Kështu kjo gazetë para ca ditësh solli edhe një intervistë të gjatë me ZëvendësKryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin i cili pos që shpjegonte arsyet e ikjes së kosovarëve në të njejtën kohë ishte edhe një pasqyrë realiste e gjendjes në Kosovë- përfshirë këtu edhe bashkëfajësinë për mizerjen ekonomike- e cila s’ka si të mos ndahet mes politikave vendore dhe misioneve ndërkombëtare në vend.

Në këtë frymë, në numrin e sotëm të saj Frankfurter Allgemeine Zeitung sjell edhe një pledoaje për ardhjen dhe sidomos qëndrimin e kosovarëve në Gjermani. Komentin në fjalë, në mënyrë plotësisht të pazakonshme por për këtë edhe me tone të theksuara buje e kanë nënshkruar njëri nga humanistët më të njohur në Gjermani dhe themelues i Cap Anamur si dhe miku i madh i Kosovës Rupert Neudeck bashkë me korrespondentin e Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens. Neudeck dhe Martens, në pledoajnë e tyre japin disa teza të forta pse kosovarët duhet të jenë të mirëseradhur në Gjermani dhe pse shteti gjerman duhet që atyre t’u jap mundësinë të qëndrojnë në këtë shtet.

“Është mirë që kaq shumë kosovarë duan të vijnë tek ne. Sepse ata janë një shans për neve shkruajnë ata në FAZ- raporton Gazeta Blic. Tash është koha që të hapen edhe shkolla në gjuhën gjermane në Kosovë”, shkruajnë Neudeck dhe Martens, të cilët mëpas shpjegojnë që kosovarët edhepse janë muslimanë- nuk janë religjioz. Që shumica prej tyre janë pro-europianë dhe se me disa përjashtime nuk i janë bashkuar asnjë rryme fetare fundamentaliste në luftërat e fundit fetare.

Neudeck dhe Martens pokështu japin aspektin e fortë që kosovarët janë njerëz të vyeshëm dhe punëtorë dhe këtë e kanë dëshmuar edhe paraardhësit e tyre në vitet 90 që tashti janë bërë pjesë normale e shoqërisë gjermane. Në këtë frymë duhet parë edhe “vala” e re e kosovarëve të cilët s’ka dilemë që janë të gatshëm të angazhohen dhe punojnë që të mbajnë familjet e tyre në Gjermani e Kosovë dhe të bëhen pjesë e shoqërisë gjermane.

Nëse pledoaje e Neudeck dhe Martens do të ndikojë kundër kursit të politikës gjermane e cila po bën presion për kthimin masiv të kosovarëve nuk dihet. Por ajo që është e sigurtë: edhe ky koment i rëndësishëm është një pasqyrë pozitive për proevropeizimin e Kosovës dhe theksimin e faktit që kosovarët duan të punojnë dhe jenë pjesë e lidhjes me Evropën në përgjithësi dhe Gjermaninë në veçanti.kohaislame
Artikulli paraprakTransformimi i FSK-së në FAK me tri faza
Artikulli vijuesAntologji-a