Për punën e prokurorit publik është e nevojshme guxim dhe integritet, shumë punë dhe analiza.
Prokurorja do të duhet të bëjë prioritete për rastet, ndërsa puna kryesore është përgjegjësia për përgjimet e fshehta, thotë për portalin Akademik. mk profesori Lubomir Frçkovski, transmeton Portalb.
Për këtë shkak, sipas tij, intervenimi i bashkësisë ndërkombëtare ishte e patjetërsueshëm dhe vlerëson se kështu edhe duhet të vazhdojë.
Frçkovski theksoi se institucionet nuk kanë mundur të funksionojnë normalisht për shkak të krizës dhe për këtë shkak ka qenë e nevojshme.
Ndihmë ndërkombëtare sipas Frçkovskit është e nevojshme për ekspertizë të materialeve dhe njëherë bashkëpunim për rastet që kanë të bëjnë me persona jashtë vendit.
“Shërbimi i izraelit do të duhet të dorëzojë gjithçka që posedon. Ajo ka bashkëpunuar njëherë për një rast, besoj se këtë do ta bëjë sërish”, deklaroi Frçkovski.