FRI organizon manifestimin tradicional “Mirë se erdhe muaji Ramazan”

Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Forumi Rinor Islam organizon manifestimin tradicional “Mirë se erdhe muaji Ramazan”.

Manifestimi do të mbahet të dielën, më 05 qershor 2016, me fillim në ora 20:30, në Çarshinë e vjetër, në Shkup, para xhamisë Murat Pasha.

Programi i këtij manifestimi përmban: lexim të Kuranit, fjalime përshëndetëse, monolog dhe ilahi. Në përmbyllje do të bëhet edhe lansimi i fishekzjarreve.

Artikulli paraprakImami nga Shqipëria mbledh rreth 2 mijë kosovarë në qytetin e Podujevës (Foto/Video)
Artikulli vijuesKosova gati për fillimin e muajit të Ramazanit