Egjipti po rrit koston e vizës turistike

Egjipti që nga 1 nëntori i këtij viti do të rrisë koston e vizave turistike, të cilat u jepen të huajve në kufi, nga 15 $ aktualisht në 25 dollarë, njoftoi Ministri i Turizmit i vendit, Hisham Zaazou.

Kjo gjë do të bëhet me qëllim të unifikimit të sistemit të dhënies së vizave, shpjegoi ai. Tani personat që aplikojnë për vizë në konsullatat egjiptiane jashtë vendit duhet të paguajnë 25 dollarë pasi mbledhin paketën e nevojshme të dokumenteve. Në kufi menjëherë pas mbërritjes në Egjipt turisti mund ta blejë atë për 15 $ pa dokumente suplementare.

Ministri është i bindur se rritja e çmimit të vizës nuk do të ndikojë në fluksin e turistëve që dëshirojnë të vizitojnë vendin e piramidave.

Artikulli paraprakSiri – Gjenden 45 kufoma të djegura në periferi të Damaskut
Artikulli vijues"Lufta e Ftohtë" mbaroi, ajo e spiunëve ende jo