Imam Ibën Tejmije komentoi ajetin “Shejtani ju sugjeron që t’ua keni frikën aleatëve të tij. Pra, mos ua keni frikën atyre, por më kini frikë Mua, nëse jeni besimtarë”:
“Ky ajet provon se Shejtani i bën aleatët e tij burim frike dhe i nxit njerëzit t’ua kenë frikën atyre.
Po ashtu, ky ajet tregon se s’është e lejueshme për një besimtar të ketë frikë nga aleatët e Shejtanit dhe ai s’bën t’u frikësohet njerëzve, meqë u tha:
‘Pra, mos i keni frikë njerëzit, por më kini frikë Mua …’ (el-Ma’ideh, 44).
Pra, ne jemi urdhëruar t’i frikësohemi Allahut dhe na është ndaluar t’u frikësohemi aleatëve të Shejtanit.
Allahu tha: ‘… ktheni fytyrat drejt saj (kibles) që njerëzit të mos kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë zullumqarë.
Por, mos kini frikë prej tyre, por më kini frikë Mua (el-Bekare, 150).
Domethënë, Ai e ndaloi frikën ndaj keqbërësit dhe na urdhëroi për frikë ndaj Tij”.
Autor: Imam Ibën Tejmijeh
Burimi: (Mexhmu el-Fetawa, 1/77-78)