Falë Maqedonisë, për 90 për qind është ulur numri i kalimeve ilegale të kufijve të jashtëm të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në krahasim me muajt paraprak, njoftoi shërbimi kufitar i BE-së “Fronteks”.
Në mars, 4.930 migrantë ilegalisht e kanë kaluar kufirin, që është për 10 për qind më pak se në krahasim me muajin e njëjtë në vitin 2015.
Nga “Fronteks” mes tjerash konstatojnë se falë marrëveshjes së BE-së me Turqinë për kufizimin e fluksit migrues dhe operacionit të NATO-s në Detin Egje, në mënyrë të konsiderueshme është ulur numri i migrnatëve, të cilët arrijnë në ishujt grek.
Gjatë marsit numri ka qenë 26.460, që është më pak se gjysma e numrit të regjistruar në shkurt të këtij viti, ndërsa megjithatë tre herë më i madh nga maji i vitit të kaluar.
“Në gjysmën e parë të prillit janë regjistruar 100 persona të cilët arrijnë për një ditë”, theksohet në kumtesën nga “Fronteks” dhe shtohet se rritet fluksi migrues nëpër rutën qendrore të Detit Mesdhe përmes Italisë gjegjësisht në mars 9.600 migrantë arritën në Gadishullin e Apeninit.