Fronteks javën e ardhshme do të vijë në kufirin Greqi-Maqedoni

Pjesëtarët e Fronteks-it javën e ardhshme do të sistemohen në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, që të ndihmojnë gjatë regjistrimit dhe marrjes së gjurmëve të gishtave të refugjatëve dhe migrantëve, njoftoi zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje migruese, Natasha Berto.

“Greqia të premten na konfirmoi dy punë: një ishte përfundimi i planit operues me Fronteks-in për sistematizimin e agjentëve në kufirin tokësor me Maqedoninë – kjo nga java e ardhshme” deklaroi Berto për Agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.

Ajo theksoi se Fronteks-i do të vendos dhe do ta tregojë numrin e saktë të njerëzve të cilët do të sistemohen.

Në dobi të përfundimit të planit operues me Fronteks-in për kufirin Greqi-Maqedoni, Greqia, gjithashtu e aktivizon mekanizimin e Ekipit për intervenim të shpejtë kufitar (RABIT) për ishujt e Egjeut, shtoi Berto.

“Fronteks-i ka pesë ditë të marrë vendim dhe ta përfundojë planin, kështu që edhe ne ende presim” tha ajo.

Lidhur me njerëzit të cilët nuk dëshirojnë të aplikojnë për azil në Greqi apo Maqedoni, por dëshirojnë ta vazhdojnë udhëtimin e tyre në veri, Berto theksoi se “nëse shtetasi i një vendi të tretë në kufi nuk ka kërkuar azil në atë vend, mund t’i refuzohet hyrja”, sipas Konventës së Gjenevës.

 

Artikulli paraprakBashkësia Fetare Islame: nuk heqim dorë nga “Jeni Xhamia”
Artikulli vijuesVIDEO – Nuk hy në Xhenet pa Babën dhe Nënën (skenë nga Dita e Gjykimit)