Fillon gjykimi i Izraelit në Turqi për rastin “Mavi Marmara”

Seanca e parë gjyqësore e rastit “Mavi Marmara”, ku Izraeli pati sulmuar anijen me ndihma humanitare që nisej për në Gaza, do të fillojë më 6 nëntor në Gjykatën Çagllajan të Stambollit.

Organizata e njohur humanitare IHH, e cila edhe pati organizuar dërgimin e ndihmave me anije në drejtim të Gazës në vitin 2010 po tregon përkushtim të jashtëzakonshëm për procesin që pritet të fillojë. Pritet që qindra avokatë të aplikojnë për të qenë pjesëmarrës në këtë çështje.
Seanca e parë gjyqësore e rastit “Mavi Marmara” do të fillojë më 6 nëntor në Gjykatën Çagllajan të Stambollit. Të pranishmit në anijen “Mavi Marmara”, të afërmit e dëshmorëve të rënë aty dhe avokatët e tyre do të jenë prezentë në seancë. Përveç tyre pritet që në seancë të jenë shumë vëzhgues ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut, pjesëtarë të mediave, juristë e përfaqësues të shoqërisë civile.
Në proces janë të përfshirë 490 persona nga 37 shtete të ndryshme si të dëmtuar, ndërsa të akuzuarit do të jenë: Gjenerali i atëhershëm i Ushtrisë Izraelite Rau Gabiel Ashkenazi, Komandanti i Forcave Detare Izraelite Eliezer Alfred Maron, Shefi i Informimit të Forcave Ajrore Izraelite Avishaj Levi dhe Kryetari i Shërbimit Informativ të Izraelit Amos Jadlin. Këta do të gjykohen “në mungesë/të arratisur”.
Anija “Mavi Marmara” dhe anijet e tjera që dërgonin ndihma humanitare për në Gaza, më 31 maj 2010 patën qenë cak i një sulmi të Forcave të Armatosura Izraelite në ujëra ndërkombëtarë. Gjatë këtij akti mbetën të vdekur 9 vullnetarë aktivistë e mbi 50 të tjerë të plagosur si dhe tërë udhëtarët (përfshirë edhe gazetarët) u patën burgosur në burgjet izraelite. /mszh/kohaislame

Artikulli paraprakMisteri i flamurit të parë shqiptar-Cili është verzioni i vërtetë?
Artikulli vijuesHTC 8X hyn në tregun britanez