Fuqia çudibërëse e mollës

Edhe pse fryti i mollës nuk mund të shërojë asnjë sëmundje të veçantë, konsumimi i përditshëm i kësaj peme, sipas mjekëve, mundëson parandalimin e shumë problemeve shëndetësore.

Molla quhet edhe si mbretëresha e frutave – pasi që brenda saj ka aq shumë përbërje të shëndetshme për trupin tonë. Përmban vitaminat C, A, E, B1, B2, B6, minerale, kalium, fosfor, magnez, hekur…

Falë përbërjes së madhe të karbohidrateve, sidomos fruktozës dhe glukozës, mollët mbushin organizmin tonë me energji, parandalojnë lodhjen dhe humbjen e përqendrimit.

Pasi që nuk kanë yndyrë dhe përbëhen 90% nga uji, mollët po ashtu me sukses shuajnë etjen dhe freskojnë pas një trajnimi të lodhshëm.
Nëse e pëlqeni lëngun e mollës, atëherë mollët duhet shtrydhur bashkë me lëvoret e tyre, që përmbajnë vitaminën A. Natyrisht, preferohet konsumimi i lëngut pa i shtuar sheqer.

Mollët, sikur edhe qumështi dhe mjalti, ndikojnë shumë mirë në sistemin tonë nervor, sikur edhe për gjumë të rehatshëm.
Konsumimi i mollëve ndihmon edhe personat që lëngojnë nga artriti dhe reumatizmi – pastaj në punën më të mirë të organeve të tretjes dhe eliminimin e materieve të dëmshme nga trupi.kohaislame

Artikulli paraprakPrishtina, 16.500 fukara , 68 mijë euro për dekorime
Artikulli vijuesErdoan: FMN-së do t'i japim borxh edhe 5 miliardë dollarë