Lojë për fëmijë 9-12 muajsh: Enë me kapak dhe kutiza

Enët me kapak mund të përdoren për shumë gjëra, dhe ato mund të hyjnë mirë në punë për të ndihmuar fëmijën të ushtrojë duart.

Gjej disa enë dhe kutiza me kapak. Tregoja fëmijës se si hiqet kapaku dhe vendosja përsëri enës. Përdor enë e kutiza të madhësive dhe materialeve të ndryshme.

Enët me kapak dhe kutizat janë të përshtatshme për të pasur lodra, kuba apo kapëse rrobash brenda tyre. Tregoji fëmijës si hidhen gjërat brenda në kutizë dhe si kjo kthehet mbrapsht për t’i nxjerrë sendet sërish. Vë re! Përdor vetëm sende që janë aq të mëdha saqë nuk mund t’i ngecin fëmijës në fyt.

Enët me kapak dhe kutizat mund të kthehen në lodra argëtuese si telefona, kapele dhe megafona.

Mbaj një enë përpara gojës dhe flit në të. Thuaj emrin e fëmijës.
Çfarë mëson fëmija ?
Të bashkërendojë

“Lek med din baby!”, Jackie Silberg, faq. 198

Artikulli paraprakAeroplanët turboreaktivë me aftësi ngritje dhe aterrimi vertikal
Artikulli vijuesShih, unë mund të derdh!: Lojë për fëmijë 10-12 muajsh