Fusha e Kosovës shtrihet midis maleve të Kopaonikut dhe Rogoznës në veri dhe maleve të Sharrit e të Maleve të Karadakut në jug. Kufirin perëndimor e mbyllin Çiçavica (1091), Goleshi (1091m) dhe Malet e Cërralevës, kurse në atë lindor, Prugovci (1091 m) dhe Zhegoci (1071 m).
Fusha e Kosovës është e gjatë, por e ngushtë. Ajo prej Mitrovicës deri në Kaçanik është e gjatë 84 km dhe në pjesën qendrore arrin gjerësinë më të madhe prej afro 15 km. Fusha e Kosovës paraqet një gropë tektonike e cila është fundosur në periudhën e terciarit. Në fillim shëndrrohet në liqe e më vonë tërë uji derdhet përmes lumenjve në detet e afërme, duke u shëndrruar në këtë mënyrë në një fushë të gjerë në të cilën gjenden shtresa të trasha liqenore.
Në formimin e Fushës së Kosovës, përveç specifikës morfotektonike, e cila është shprehur në fundosjen e saj, në morfogjenezë format akumulative dhe fluviale kanë ardhur në shprehje të plotë. Energjia e relievit, e shprehur në kompleksin kodrinor-malore, këtu zëvensohet me një diferencë të vogël në mes rrafshinave aluviale të Sitnicës dhe të tarracave liqenore në të dy anët e këtij lumi. Zona e Fushës së Kosovës është uniforme, jo vetëm në strukturën e relievit, por edhe në formacionet gjeologjike. Në tërë këtë hapësirë mbizotërojnë formacionet e reja në litologjinë e të cilave marrin pjesë ranoret, mergelet, argjila dhe zhavorri i pliocenit. Përkundër kësaj, malet që e rrethojnë janë të ndërtuara prej shkëmbinjëve të vjetër palezoikë.
Pozita lindore e Fushës së Kosovës, depërtimi i erërave veriore, relativisht lartësia mbidetare, kanë ndikuar në formimin e klimës. Sipas të gjithë treguesve, klima e saj është klimë kontinentale. Temperatura mesatare vjetore lëvizë nga 10,4 °C gradë celsius në Mitrovicë dhe 10,2 °C në Ferizaj. Temperatura mesatare e janarit në Mitrovicë është – 1,5 °C në Ferizaj është -1,4 °C, ndërsa e korrikut 20,7 °C në Mitrovicë dhe 20,6 °C në Ferizaj. Reshjet mesatare vjetore janë mes 600 e 700 mm.
Kushtet klimatike, sidomos reshjet mesatare vjetore të vogla, kanë ndikuar që hidrografia të jetë e varfër. Lumi kryesor i Fushës së Kosovës është Sitnica, e cila është dege Ibrit. Sitnica është e gjatë 90 km, lum tipik fushorë me pjerrtësi të vogël, me shtrat të gjerë, të cekët me meandra . Sitnica mbledh ujrat e Gadimes, Graçankës, Janjevës, Prishtinës, Llapit, Samodregjës, Drenicës dhe Lushtës.
Një fenomen i rrallë që zgjon kureshtjen e çdo gjeografi është degëzimi i lumenjve nëpër pellgje, përkatësisht dukuria e bifurkacionit. Këtu është fjala për bifurkacionin. Lumi Nerodime , degë e Lepencit e përcjell ujin në lumin Vardar dhe në detin Egje, ndërsa pjesa tjetër përmes lumit Sazli në Sitnicë dhe Ibër në Detin e Zi.
Fusha e Kosovës përfshinë një sipërfaqe prej 1.659 km 2, që do të thotë ¼ e territorit, dhe rreth 500.000 banor.
You Might also Like
Çfarë është riciklimi? Çfarë mund të riciklojmë?
Një nga metodat alternative për të mbrojtur burimet ekzistuese në natyrë, të cilat po shterojnë…
By
Redaksia
2 Min Read
Aeroplanmbajtës
Aeroplanmbajtës: Që është ndërtuar dhe është pajisur për mbajtjen, ngritjen dhe uljen e aeroplanëve në…
By
Redaksia
0 Min Read
Efiçienca (efikasiteti) vs. Efektiviteti
Efiçienca (ang.: Efficiency) - term i përdorur në shkencat ekomomike me kuptim të ngjashëm me…
By
Redaksia
2 Min Read
