Fushata e bukës që kurseu 1 miliardë dollarë në Turqi

Në Turqi, me anë të fushatës së Zyrës së Produkteve të Tokës, “Mos shpërdoro bukën” u kursyen 2,8 miliardë lira pra rreth 1 miliardë dollarë.
Me anë të kësaj fushate, brenda ditës janë shpëtuar 1 milion bukë nga hedhja në plehra.

Buka që është ushqimi më thelbësor i njeriut, dhe që nga populli turk pranohet si e shenjtë, prodhohet dhe konsumohet në sasi të mëdha dhe për fat të keq shpërdorohet në një masë të gjerë.
Në çdo bukë që hidhet në plehra, shpërdorohet edhe djersa, mundi dhe puna e fermerit dhe hidhet në plehra gjithashtu edhe pasuria e kombit.
Si pasojë e studimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Zyrës së Produkteve të Tokës (TMO), duke marrë parasysh edhe popullsinë e madhe të Turqisë, brenda 1 dite shpërdorohen 1 milion e 50 mijë bukë që është e barazvlefshme me 300 milion lira turke pra rreth 1 milion dollarë.
Zyra në fjalë që është vënë në veprim pas këtij përcaktimi, filloi fushatën “Mos shpërdoro bukën”.

Fushatat e filluar në 17 janar 2013, nga kryeministri i asaj kohe, Recep Tayyip Erdogan, me përfshirjen dhe mbështetje edhe të instituteve publike dhe instituteve të shoqërisë civile, brenda një kohe të shkurtër u kthye në një projekt të përgjegjësisë civile.
Konsumatorit ju treguan rrugët për të evituar shpërdorimin e bukës, mënyrat se si mund të përdorej buka e mbetur ose se si duhet të ruhet buka që të ketë një jetë edhe më të gjatë. Të gjitha këto këshilla dhe shumë të tjera ju përcollën konsumatorit në lloje të ndryshme përfshi edhe tërë kanalet mediatike.
Për të krijuar mundësinë që bukët që kanë humbur freskinë, të kthehen në sofrat tona si gatime të shijshme madje edhe si ëmbëlsira, duke përdorur edhe recetat nga nënat dhe gjyshet tona, u përgatitën libra të vegjël, të cilët u ndeshën me një interes tepër të madh të konsumatorit.
Fushata u mbështet edhe me studime dhe u publikuan edhe rezultatet e saj.
Për të krijuar ndërgjegjen e konsumatorit, u përshkua një rrugë shumë e rëndësishme.
Që nga dita që ka filluar fushata e deri më sot u kursyen 2,8 miliardë lira turke pra rreth 1 miliardë dollarë duke bërë që shpërdorimi të bie me 18%. Kjo do të thotë se në ditë, 1 milionë bukë, kanë shpëtuar nga hedhja në plehra.

Nëse llogarisim se humbja ekonomike vjetore për shkak të shpërdorimit të bukës është pothuajse e njëjtë me të ardhurat e shpenzuara për importin e miellit, mund të kuptohet edhe më mirë se sa e rëndësishme është kjo fushatë.
Mos të harrojmë se “buka është e shenjtë dhe e shenjta nderohet”.
Informacione të detajuara në lidhje me këtë fushatë mund të gjeni në adresën http://www.ekmekisrafetme.com.

Artikulli paraprakOazi arab investon në Bosnjë-Hercegovinë investimin më të madh të të gjitha kohëve
Artikulli vijuesProcesi i ndryshimit dhe reformimit nuk duhet bërë jashtë ligjeve universale – Genc Plumbi