Fushata “Një dritare, një flamur”

Përmes krahasimit të kabinetit qeverisës të Ismail Qemalit dhe atij të sotëm të kryeministrit Sali Berisha, Aleanca Kuqezi deklaroi se janë bërë 100 vite mbrapa.

“Përballë patriotëve, që krijuan qeverinë e Vlorës, sot kemi ministra gangsterë dhe të korruptuar”, deklaroi kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.

“Nëse sot, qytetarët e Tiranës kanë mundësi të krahasojnë kryeministrin, i cili themeloi shtetin shqiptar, Ismail Bej Vlora, me shtetasin Berisha; ministrin e brendshëm Bohova me Flamur Nokën; rilindasin Luigj Gurakuqi me Myqeremin e arsimit; nëse kishim një shekull më parë rilindas dhe heronj, sot kemi një grup gangsterash. Ministrat e sotëm janë më të korruptuar, më provincialë, më pak të arsimuar, më pak civilë dhe të qytetëruar se 100 vite më parë. Ne jemi krenarë që jemi shqiptarë, por jemi të turpëruar, që kemi prodhuar të tillë qeveritarë dhe ministra. Është dita që shqiptarët të kuptojnë ku ishim, ku jemi dhe ku po vemi”, tha ai.

Kreu i Aleances Kuqezi nisi nga lagjia e tij, e njohur ndryshe si “Shallvaret” në Tiranë, fushatën “Një dritare, një flamur”. Shpërndarja e flamujve për çdo shtëpi do të vijojë edhe në qytete të tjera./tch

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/UPrNHIPQDwM” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakMë shumë forca të specializuara me Blue Card
Artikulli vijuesKryengritësit sirianë pushtojnë një fushë nafte