Blerim Bexheti, shkarkon drejtorin e burgut të Manastirit

Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti do të vizitojë nesër burgun e Manastirit, ku pritet të japë masat e marra sot ndaj gardianëve që keqtrajtuan dy të paraburgosurit nga operacioni ‘Monstrum’.

Jo zyrtarisht, mësohet se nuk përjashtohet mundësia që Bexheti, të shkarkojë edhe drejtorin e Burgut të Manastirit. Sanksionet për personelin e burgut të Manastirit vijnë pas takimit që ministri i Drejtësisë Bexheti dhe përfaqësues të tjerë të BDI-së zhvilluan me një delegacion të VMRO DPMNE-së. Një ditë më parë, avokati i popullit njoftoi ngritjen e procedurës pas vërtetimit të keqtrajtimit të dy të paraburgosurve./albtime/kohaislame

Artikulli paraprakProtestë për zhdëmtimin e të persekutuarëve politik shqiptarë në Maqedoni
Artikulli vijuesBuja, Grabovci e Asanaj akuzohen si politikanë mafioz