Fyle: Balkanluks s`është ideja ime

Eurokomisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle ka theksuar se Beneluksi Ballkanik nuk është ide e tij.

“Definitivisht nuk është ide e imja. Vendet e rajonit duhet të realizojnë kornizën e bashkëpunimit të tyre. Por në përgjithësi kjo ide është pozitive”, ka theksuar Fyle.
Deklarata e Fyles është bërë gjatë takimit të nëntë të Stabilizim – Asocimit midis BE dhe Maqedonisë.

Zëdhënësi i komisionerit Fyle disa ditë më parë ka përshëndetur nismën për realizimin e një ideje për Beneluks Ballkanik.
Ideja e Beneluksit Ballkanik disa javë më parë u hodh në euobserver dhe mediat e tjera, përmes një shkrimi bashkëautorësh./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakKinë, 111 të vdekur nga përmbytjet
Artikulli vijuesRUSIA: SIRIA NA KA DHËNË GARANCI PËR ARMËT KIMIKE