G20 dhe qëndrimi gjeopolitik

Qëllimi i Turqisë në Siri është i qartë: Të mbrojë integritetin territorial të Sirisë, të shmangë ndonjë konflikt etnik dhe/ose sektar dhe të mbështesë tranzicionin politik legjitim dhe gjithëpërfshirës politik për të gjithë sirianët.

Samiti G20-s, që u mbajt në datat 4-5 shtator në qytetin qetësi-dhënës Hangzhou të Kinës, mblodhi së bashku krerët e ekonomive më të mëdha botërore me një agjendë të ngjeshur të ekonomisë globale dhe ndryshimeve klimatike.

Por samiti gjithashtu ka shërbyer si një vend për të adresuar çështje të tilla të ngutshme gjeopolitike si lufta kundër terrorizmit, kriza e refugjatëve dhe lufta e vazhdueshme në Siri.

Qëndrimi gjeopolitik dhe manovrimet janë kthyer në tiparin kryesor të takimeve të tilla dhe kjo nuk kishte përjashtim as në Samit.

Edhe pse ekziston një konsensus universal se terrorizmi është një kërcënim global dhe duhet të luftohet me forcë dhe vendosmëri, mosmarrëveshjet mbeten mbi çështjen se kush janë terroristët.

Dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar luftën në Siri dhe për të shkatërruar frikën dhe kërcënimin e shkaktuar nga terrorizmi i DAESH-it është i ndërthurur ngushtë me shfaqen e fuqisë gjeopolitike dhe për fat të keq duket se lufta siriane do të vazhdojë të mbetet skenën primare për këtë.

Pavarësisht kësaj gjendjeje, udhëheqësit e botës kanë treguar interes të madh për dinamikën e re në terren: Operacioni ‘Mburoja e Eufratit’ ka filluar nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) më 24 gusht për të pastruar kufirin turk nga DAESH dhe që ka bërë të marrin frymë të dhjetëra e mijëra sirianëve që jetojnë ndërmjet qytetet Azez dhe Jarablus.

Ky operacion është gjithashtu një fitore e rëndësishme ushtarake dhe nxitje morale për Ushtrinë e Lirë të Sirisë që u përball me shumë telashe gjatë dy viteve të fundit. Gjithashtu, Operacioni ‘Mburoja e Eufratit’ dëshmon seriozitetin dhe vendosmërinë e Turqisë për të degraduar dhe shkatërruar DAESH-in pavarësisht nëse Turqia mbështet ose jo nga aktorët ndërkombëtarë.

Përveç fushatës ushtarake duhet të theksohet edhe suksesi diplomatik dhe politik i operacionit Mburoja e Eufratit.

Përpjekjet e Turqisë për të zhvilluar marrëdhënie më të ngushta me Rusinë dhe Iranin kanë ndihmuar përgatitjen e terrenit për mbështetjen e përgjithshme të aktiviteteve të fundit ushtarake të Turqisë në Siri.

Në këtë pikës duhet theksuar se Turqia po ushtron të drejtën e saj për vetëmbrojtur kufirin që ajo zotëron (kufiri me Sirinë). Gjithashtu, Turqia është duke koordinuar operacionet e saj ushtarake me palët në fushë për të shmangur ndonjë konflikt të armatosur në terren.

Kjo fitore, edhe pse e rëndësishme nga shumë aspekte, është vetëm një pjesë e enigmës siriane. Situata që sa vjen e përkeqësohet edhe më shumë në Halep është burimi më i madh i shqetësimit për të gjitha palët e interesuara në Siri.

Ashtu siç pritej, në agjendën e bisedimeve mes SHBA, Rusisë dhe Turqisë, ka qenë marrëveshja për ndërprerjen e armiqësive para festës së myslimane të Kurban Bajramit e njohur gjithashtu si Eid al-Adha.

Marrëveshja do të japë popullsinë civile të Halepit dhe rrethinave të tij një afat shumë të nevojshme për të “marrë frymë”. Kjo do të lehtësojë shpërndarjen e ndihmave humanitare nga Damasku në jug dhe nga Turqia në veri. Në qoftë se marrëveshja vazhdon, ajo gjithashtu mund të sigurojë një terren për një rifillimit të negociatave të ezauruara politike në mes të regjimit dhe opozitës nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara.

Arritja e një marrëveshje të pjesshme për të mbajtur armëpushimin është një gjë, ndërsa dhënia fund luftës është një gjë tjetër.

Në vitin e saj të pestë, lufta siriane e ka dëmtuar aq shumë Sirinë sa që ka arritur në pikën që armëpushimin e përkohshëm ta kremtojnë si një fitore të madhe.

Ndërkohë që të gjithë duhet të mbështesin çdo marrëveshje për të shpëtuar edhe një jetë të vetme në Siri, ku dhjetëra njerëz vdesin përditë, qëllimi përfundimtar duhet të jetë për t’i dhënë fund luftës.

Kjo është e vetmja mënyrë për të eliminuar terrorizmin në territoret siriane, eliminimit të krizës së refugjatëve dhe për të ndihmuar popullin sirian që të jetojë përsëri një jetë normale.

Me pak përjashtime, qëndrimi i evropianëve ndaj krizës më të rëndë të refugjatëve në pjesën e fundit të shekullit ka qenë e turpshme, fjalë kjo që mbetet shumë e lehtë në këtë rast.

Shumica e evropianëve veprojë sikur ne nuk jetojmë në një botë të globalizuar dhe të ndërthurur me njëri-tjetrin dhe mendojnë më tepër se problemi i refugjatëve do të shkojnë larg do të venitet ose thjesht mbetet një problem për “lindorët”.

Çfarë është më e keqe është fakti se politika kryesore evropiane po infektohet thellësisht me rrymat ksenofobe dhe raciste të cilat promovojnë ndalimin e emigracionin të paligjshëm dhe mbrojtjen e rrugëve të pastra dhe të qytetëruara të Evropës.

Kjo nuk është as e pranueshme moralisht e as mund të mbrohet politikisht. Nëse Evropa përvetëson vërtetë krizën e refugjatëve, ajo duhet të marrë përgjegjësi më të mëdha dhe më serioze për t’i dhënë fund luftës në Siri dhe për të ndihmuar për të vendosur paqen dhe rendin në Siri, në Irak dhe në vende të tjera në rajon.

Qëllimi i Turqisë në Siri është i qartë: Të mbrojë integritetin territorial të Sirisë, të shmangë ndonjë konflikt etnik dhe/ose sektar dhe të mbështesë tranzicionin politik legjitim dhe gjithëpërfshirës politik për të gjithë sirianët.

Në kundërshtim me propagandën e PKK-së, Turqia nuk lufton me kurdët në Siri. Turqia mbron veten dhe sirianët nga komplotet terroriste të YPG-së zgjatim i organizatës terroriste PKK në Siri.

Paraqitja si një luftë kundër kurdëve të Sirisë është skandaloze. ” Turqia nuk ka probleme me kurdët në Siri, Irak apo Iran. Turqia ka problem me organizatat terroriste kudo ku janë ato. Ashtu si lufta kundër DAESH-it nuk është një luftë kundër myslimanëve edhe lufta kundër PKK-së dhe njësive të saj terroriste nuk është një luftë kundër kurdëve në Siri apo kudo tjetër.

Ndërkohë që përgatitemi për haxhillëkun dhe festën myslimane e sakrificës në disa ditë, le të shpresojmë dhe lutemi që populli i Sirisë, midis njerëzve të panumërt të tjerë të shtypur të botës, të marrë frymë lehtësisht dhe të gëzojnë paqe dhe të jetë i qetë si të gjithë njerëzit.

Artikulli paraprakQeveria kërkon kohë t’i bindë kundërshtarët e Demarkacionit
Artikulli vijuesProfesioni më i kërkuar në botë