Pacolli: Dominica njeh Republikën e Kosovës

Dominica është shteti i radhës anëtar i OKB-së që njeh Republikën e Kosovës. Konfirmimi ka ardhur gjatë darkës zyrtare që zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli ka zhvilluar me kryeministrin e këtij shteti, Roosevelt Skerrit, të premten në Paris, menjëherë pas kthimit nga kontinenti afrikan, njofton Zyra e Pacollit.

Sipas njoftimit, Kryeministri Skerrit i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i vendit të tij në OKB, i konfirmoi zëvendëskryeministrit Pacolli se shteti i tij ka vendosur që të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ndërsa formalizimi do të bëhet në mbledhjen e radhës të Qeverisë së këtij shteti, javën e ardhshme.

Zëvendëskryeministri Pacolli ka zhvilluar një aktivitet intensiv me vendet e Caricomit që nga viti 2009, e veqanërisht me shtetin e Dominicas, ndërkaq me kryeministrin Roosevelt Skerrit ka pasur disa takime.

Së fundmi, Pacolli është takuar me kryeministrin Skerrit në New York, gjatë organizmit të takimit “South South”, ku ai ishte i ftuar nderi në mesin e rreth 100 burrështetasve botërorë, mes të cilëve edhe Sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki-moon./BS/kohaislame

Artikulli paraprakFëmijët lëmoshëtarë keqpërdoren nga trafikantët dhe familjarët
Artikulli vijuesAeroporti i Damaskut shpallet "zonë beteje"