Galaxy Note 7 me 6GB RAM dhe baterinë masive prej 4,000mAh?

Samsung është duke planifikuar lansimin e fabletit më të ri të saj, Galaxy Note 7.

Sipas një raporti të fundit është zbuluar se Galaxy Note 7 do të lansohet në gusht gjatë ngjarjes teknologjike IFA në Berlin.

Raporti sugjeron që Samsung Galaxy Note do të vijë me ekranin prej 5.8” dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 bashkë edhe me RAM memorien prej 6GB.
Tiparet tjera të pajisjes pritet të përfshijnë kamerën 12 megapiksel me autofokus dhe bateri masive prej 4,000 mAh.

Raporti vazhdon të përmend poashtu që Galaxy Note 7 do të lansohet në javën e parë të gushtit me koston fillestare prej 799 eurove.

Artikulli paraprakPërdorimi i telefonit në errësisë mund të ju verbërojë!
Artikulli vijuesPara tetë vitesh, në Prishtinë iu vra vëllai i vetëm: Si i lejoi Ismet Beqiri, “bombat e kurdisura”?