Samsung planifikon të shesë 70 milionë njësi të Galaxy S6 dhe S6 Edge

Muajin e kaluar, analistët e industrisë parashikuan se Samsung do të shesë mbi 50 milionë njësi të Galaxy S6 dhe S6 Edge këtë vit, duke e bërë kështu duon e telefonave të Samsung më të suksesshmen në historinë e linjës së telefonave Galaxy S.

Tani, Samsung beson se shitjet e saj do të jenë në fakt edhe më të mëdha se kaq.

Sipas The Korea Times, thuhet se një ekzekutiv i Samsung tha se kompania e tij tani pret që të shesë më shumë se 70 milionë njësi të S6 dhe S6 Edge.

Nuk është e qartë nëse ky është qëllimi Samsung për 2015, sa i përket këtyre dy modeleve, apo do të ketë edhe telefona të tjerë të cilët prodhuesi jugkorean do t’i përfshijë në këtë sasi të shitjeve.

Siç është raportuar pak ditë më parë, Samsung është e befasuar nga suksesi i Galaxy S6 Edge. Kjo do të thotë se telefoni me ekrane të lakuara në të dyja skajet (që është 100 dollarë më i shtrenjtë se S6) mund të jetë më i vështirë për tu gjetur në javët e ardhshme, ose ndoshta muajt e ardhshëm, derisa Samsung të arrijë të prodhojë njësi të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën e lartë. 

Artikulli paraprakBarcelona përgatit ofertë të ‘çmendur’ për Iscon
Artikulli vijuesEkspertët zbulojnë shkaktarin kryesor të sëmundjes vdekjeprurëse në Nigeri