Galaxy S IV në SHBA, në Evropë Exynos 5?

Kompania Samsung tashmë ka konfirmuar planet që të prezantojë telefonin e ri Galaxy në New York më 14 mars dhe sipas informatave me këtë rast do të prezantohet Galaxy S IV.

Detaje zyrtare për të nuk ka, por nga kanalet jozyrtare mund të mësohen informata të ndryshme. Taipei Times na sjell raportin e analistëve të JPMorgan sipas të cilëve ky smartphone vjen si me Snapdragon 600 po ashtu edhe me Exynos 5 Octa. Çfarë do të thotë kjo praktikisht? Kjo do të thotë që varësisht nga tregjet në të cilat do të dërgohet do të ketë edhe çipin adekuat brenda, kështu që pritet që Snapdragon 600 të gjendet në Galaxy S IV që dedikohet për SHBA, ndërsa versionet evropiane do të pajisen me çipin Exynos 5 Octa. Mbetet të shihet nëse Samsung do të përcaktohet për këtë hap mjaft të papritur nga kjo kompani./koha/kohaislame

Artikulli paraprakInteresante: Përqafimi i fortë largon lemzën
Artikulli vijuesTë rinjtë maqedonas paralajmërojnë protestë për të shtunën