Si të anulloni një e-mail që sapo dërguat…

Sapo shtypët butonin “send”, kuptuat se ishte e-maili që nuk duhej të dërgonit. Dhe nëse një e-mail i gabuar dërgohet në një person të gabuar, aq më tepër nëse ka përmbajtje personale, pasojat dihen: djersë të ftohta, rrahje zemre, dhimbje koke…

Por ka një lajm të mirë për të gjithë ju. Një zgjidhje shumë e thjeshtë, por vetëm për ata që kanë gmail.

Fotografitë e mëposhtme ju tregojnë hap pas hapi sesi duhet të veproni. Mos harroni që në fund të bëni save dhe të merrni frymë lirisht, pasi këtë herë shpëtuat.

Sa herë që të dërgoni një email më pas, do t’ju shfaqet një kartelë që ju jep mundësinë thjesht duke klikuar mbi undo, të anulloni dërgimin e tij brenda 10 sekondash nga çasti që shtypët butonin send. Kohë kjo që mund të shkojë deri në 30 sekonda.

 

 

Artikulli paraprakQKSS: Kërcënimi më i madh i sigurisë në vend është korrupsioni
Artikulli vijuesDaçiq: Vatikani është për ndarje të Kosovës