Galaxy S6 me ekran 5-inç

Dita ditës janë duke u zbuluar detajet e Samsung Galaxy S6 dhe tani spekulohet se pajisja e re e firmës jug-koreane do të ketë ekran 5-inç.

 

Në dokumentet e siguruara nga ueb-faqja UAProf konfirmohet se telefoni do të ketë ekran 5-inç me rezolucion QHD ndërsa spekulohet se çmimi i pajisjes do të jetë vetëm 405 dollarë.

 

Më herët është raportuar se telefoni do të ketë procesorin Exynos 7420 octa-core CPU, 3 gigabajt RAM memorie dhe kamerën kryesore 20-megapixel, transmeton Koha.net.

 

Deri më tani, Samsung ka konfirmuar se telefoni i ri Galaxy S6 nuk do të ketë mbështjellës plastik ashtu si paraardhësit e tij, por nuk ka bërë të ditur nëse xhami apo alumini do të jenë përbërësit kryesor.

Artikulli paraprakNjë person i vrarë në Prizren
Artikulli vijuesAplikacionet më të mira të muajit janar 2015 për Android, iOS dhe Windows Phone