Katër ditë para marrjes së postit të rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ka kërkuar më shumë përkrahje financiare nga institucionet. Ai ka vlerësuar se aktualisht UP-ja ka buxhet tepër të vogël që të funksionojë sikur universitetet e tjera evropiane. “Buxheti vjetor i Universitetit të Vjenës në Austri sillet rreth 900 milionë euro, kurse ky i Prishtinës nuk siguron më shumë se 30 milionë euro në vit”, është shprehur ai për të shtuar se aspiratat e tij për zhvillim të UP-së janë evropiane, porse mundësitë janë të vogla. Ai ka theksuar se UP-ja aktualisht është duke funksionuar për zgjidhje të çështjeve sociale, sepse i fut 10 mijë studentë brenda, duke i larguar nga rruga. Gashi ka premtuar se do ta mënjanojë politikën nga UP-ja, duke i krijuar autonomi të plotë institucionale, do të krijojë kushte për pavarësi studimi, digjitalizim, përafrimin me universitetet e tjera publike evropiane e ndërkombëtare e kështu me radhë. Po kështu, ai e ka pranuar faktin se UP-ja lë shumë për të dëshiruar. Gashi i ka thënë këto në një tryezë të organizuar nga Shkolla Politike e Prishtinës, në të cilën është prezantuar një analizë e shkurtër për UP-në. Përkitazi me gjetjet nga kjo analizë janë nxjerrë edhe konkluzionet dhe rekomandimet.koha/kohaislame
You Might also Like
Përlotet Adem Ramadani (Video)
Këtë javë i ftuar në emisionin “N’Kosovë Show” do të jetë ish-këngëtari Adem Ramadani. Ai…
By
0 Min Read
Grabovci me shokë, bëhen pishman
Ligjvënësit kosovarë brenda kësaj jave kanë mundësi ta zhbëjnë atë që kishin bërë të premten…
By
2 Min Read
Krasniqi: Grabovci të më kërkoj falje!
Pas kërkesës për falje drejtuar qytetarëve të Kosovës nga ana e shefit të Grupit Parlamentar…
By
2 Min Read
Qeveria shpreson ta heqë barrikadën e Ibrit këtë muaj në Bruksel
Bisedime të vështira ka paralajmëruar kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilat rifillojnë më 23…
By
1 Min Read
Punësohet si Mjek pa Dokumentacion Komplet i Afërmi i Asamblistit të PDK-së
Ilir Rustemi është punësuar mjek i përgjithshëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën…
By
5 Min Read
KANALI I ARMËVE
Filluan të hapin një kanal, por në vend të gurëve e dheut, u dolën armë.…
By
2 Min Read
