Gashi: Haradinaj kthehet në Kosovë në mesin e muajit prill

Avokati, Tomë Gashi, ka shprehur bindjen e plotë se ish kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të jetë i lirë në mesin e muajit prill dhe do të kthehet në Kosovë.
Ai një pjesë të fajit në neglizhimin e këtij rasti i ka vënë edhe institucioneve të Kosovës. Madje, thotë se ligjërisht janë tejkaluar afatet e përcaktuara për shtyrje të vendimit.

Gashi në emisionin “Fakt Plus”, ka folur edhe për procesin e gjykimit ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilin gjykim thotë se është stërzgjatur dhe është gjykim politik

Artikulli paraprakRusia: Kosova po përpiqet të krijojë Ushtri në ‘bazë të rreme gjyqësore’
Artikulli vijuesTregtia Shqipëri-Kosovë, rënie të madhe (Video)