Gazeta turke Zaman: Epokë e artë në marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Turqisë, pas fitores së Mursi

Gazeta turke Zaman, në një artikull të saj, ka deklaruar se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Egjiptit, pas zgjedhjes së Mursi president në Egjipt, po përjetojnë epokën e tyre të artë.

Mursi pritet të mbërrijë në Turqi të dielën e ardhshme, për të marrë pjesë në një konferencë emergjente të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.
Sipas gazetës, Mursi do të takohet me homologun e tij Gyl, kryeministrin Erdogan dhe me një sërë biznesmenësh vendas.
Këto ditë, po bëhen përgatitjet e fundit pasi gjatë kësaj vizite, do të firmoset dhe një kredi prej dy miliardë dollarësh të cilat Turqia ia jep Egjiptit.
Vizita të ndërsjella të niveleve më të larta priten të zhvillohen dhe në muajt në vazhdim, ku si Erdogani ashtu dhe Gyl, do të vizitojnë zyrtarisht Egjiptin. /A.online/kohaislame

Artikulli paraprakSpindelegger: Kufijtë Kosovë-Serbi të paprekshëm
Artikulli vijuesDhunuesit serbë në pranga