Gazetarët me protestë dhanë mesazhin se nuk do të heshtin

Gazetarët kosovarë, të revoltuar nga futja e nenit 37 dhe 38 në Kodin e ri penal të Kosovës, kanë protestuar sot para Kuvendit të Kosovës. Përmes heshtjes disa minutëshe ata kanë treguar “pretendimet” e institucioneve për ta ndalur fjalën e lirë, dhe përmes sloganeve kanë porositur institucionet që “t’i ndalin lojërat”. E më pas fishkëllimat e tyre kanë shërbyer si kundërpërgjigje se gazetarët e Kosovës “nuk do të ndalen, edhe nëse një gjë të tillë e kërkojnë institucionet”.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës (AGPK), Arben Ahmeti, ka vlerësuar se klasa politike e Kosovës kur ka votuar këtë Kod, ka bërë një akt të turpshëm dhe nuk do të ishte e çuditshme, sipas tij, nëse edhe presidentja e bën një gjë të tillë. “Ajo çka mbetet e qartë është se komuniteti i gazetarëve nuk do ta pranojë kurrë kërcënimin me burg dhe nuk do të heshtë karshi kërcënimeve të pushtetit dhe politikës me burg”, ka thënë Ahmeti.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se nga sot, gazetarët do ta kenë përkrahjen e të gjitha organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe po ashtu presin përkrahje edhe nga Ambasada Amerikane./koha/kohaislame

Artikulli paraprakPilotët e policisë së Kosovës do të trajnohen në Turqi
Artikulli vijuesKrasniqi: Jam i zhgënjyer me EULEX-in